Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, zbatohet nga UNOPS në kuadër të programit EU4CULTURE dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Ky projekt zbatohet në territorin e zonës TID nga organizatat TID Krujë dhe Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë (CCP). Projekti synon të mbështesë artizanët e zonës TID, transmetimin e aftësive të zanateve te të rinjtë dhe rigjallërimin e aktiviteteve kulturore e artistike, për të tërhequr më shumë turistë në zonën e muzeut të Krujës dhe për të pasuruar jetën kulturore të banorëve të Krujës.
Projekti nisi me aktivitete kulturore më 28 nëntor 2022 për festimin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë dhe më 18 dhjetor 2022 për festimin e prag-Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Projekti ka filluar ngritjen dhe pajisjen e një klase trajnimi për të nisur programet e trajnimit për artizanë të rinj në profile të ndryshme zanatesh.

