Informacion i përgjithshëm për projektin
Programi: Erasmus+
Veprimi kyç: Bashkëpunim për inovacion dhe shkëmbim të praktikave të mira
Veprimi: Ngritje kapacitetesh për të rinjtë në vendet fqinje dhe të zgjerimit
Lloji i veprimit: Ngritje Kapacitetesh për të Rinjtë – Ballkani Perëndimor
Titulli i projektit: “CApacity building for success – foSTering youth professional realization and employability”
Akronimi: CAST
Organizatat partnere
- Fondacija za promovisanje nauke “PRONA” – Podgoricë (Mali i Zi)
- Zentyr za izsledvane i analisi – Sofje (Bullgari)
- Udruzenje gradjana Osvezenje – Pirot (Serbi)
- Pro Global Science Association – Bukuresht (Rumani)
- Drustvo za istrazivanje i razvoj (DIR) – Tuzëll (Bosnjë-Hercegovinë)
- Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë – Tiranë (Shqipëri)
- Gauss Institute – Foundation for New Technologies, Innovations – Manastir (Maqedoni e Veriut)
- FORTES Impresa Sociale Srl – Vicenza (Itali)
Objektivi i projektit
Projekti synon të mbushë boshllëkun midis nevojave dhe kërkesave të sektorit të MSME-ve, tregut, arsimit dhe punësimit duke:
- Forcuar zinxhirët e vlerës të bazuar në konkurrueshmëri, përmes identifikimit dhe zhvillimit të pikave kyçe të ndërhyrjes (ngritje kapacitetesh, trajnim, transferim njohurish);
- Identifikuar faktorët nxitës që mund të përmirësojnë zinxhirët e vlerës të bazuar në konkurrueshmëri;
- Lehtësuar cilësinë dhe ekselencën e aktorëve dhe institucioneve rajonale, duke propozuar rekomandime/modele strukturore që kontribuojnë në integrimin aktiv ndërkombëtar dhe në një vizion të fortë për qëndrueshmërinë rajonale.
Në këtë proces do të ndiqen rekomandimet e BE-së për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve përmes trajnimit të aftësive dhe kompetencave për një karrierë të suksesshme me arsim të vazhdueshëm, praktikë profesionale dhe stazh, përfshirë nismën ESCO dhe Youthpass.
Projekti merr përsipër hartimin e kurseve të kombinuara (blended learning), që do t’i përgatisin të rinjtë sipas rekomandimeve të punëdhënësve dhe profilit të tyre, për kualifikim të hapur e të vazhdueshëm dhe zhvillim personal.
Synojmë një integrim të suksesshëm midis shoqatave rinore, akademisë, institucioneve, bizneseve dhe aktorëve të tjerë të zinxhirit të vlerës, për të mbështetur punësueshmëri më të lartë dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve.
Rezultatet e pritshme nga shkëmbimi rinor
Nga programi i shkëmbimit rinor do të përfitojnë 30 pjesëmarrës për 5 ditë në Pirot, Serbi, dhe 30 pjesëmarrës për 5 ditë në Sofje, Bullgari.

