Vau i Dejës si Destinacion Turistik
Kohëzgjatja: 30 muaj, tetor 2022 – mars 2025
Ky projekt mbështetet nga fondet e BE-së përmes programit EuropeAid dhe zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga Bashkia Vau i Dejës, si aplikant kryesor, dhe Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë (CCP) si bashkë-aplikant.
Qëllimi i projektit është zhvillimi i rajonit të Vaut të Dejës si një destinacion tërheqës turistik me bazë komunitare, përmes zhvillimit të infrastrukturës së informacionit turistik, ngritjes së kapaciteteve dhe promovimit, si një model i integruar dhe i qëndrueshëm për rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë zonën, të punësimit, të bizneseve të reja dhe për një cilësi më të mirë jetese për banorët vendas.
Grupet kryesore të synuara të projektit
Grupi 1 – të rinjtë dhe gratë, sidomos kryefamiljaret, me më pak qasje në punësim, përfshirë personat me aftësi të kufizuara.
- Vajzat dhe gratë e reja do të marrin pjesë në trajnime për të përmirësuar aftësitë në prodhimin e punimeve artizanale, produkteve të vegjës, veshjeve popullore dhe suvenireve turistike. Gjithsej 70 gra (40+30) do të marrin pjesë për të rritur kapacitetet teknike dhe aftësinë për të menaxhuar produktet e tyre për tregun turistik dhe më gjerë.
- Një kategori tjetër janë të rinjtë e papunë, me më pak kapacitete për të gjetur punë ose me më pak mundësi në treg. Kurset e shkurtra të trajnimit për aftësitë e nevojshme në shërbimet e mikpritjes janë një mundësi. Rreth 40–45 persona parashikohet të marrin pjesë në këtë trajnim.
- 30 persona që punojnë në mikpritje do të trajnohen për kuzhinën, restorantin, pastrimin dhe menaxhimin e hotelit.
- 5–7 guida kulturore do të trajnohen për turizmin kulturor, pas një analize me stafin e turizmit në bashki.
- 8 persona do të trajnohen për kajak, stand-up paddle dhe rafting, për të shërbyer si guida të sporteve ujore.
- 30 nxënës do të trajnohen për ecje në natyrë (hiking).
- 40 persona do të vazhdojnë të jenë pjesë e programit të sipërmarrjes, duke u orientuar drejt vetëpunësimit ose nisjes së një biznesi social.
- 3–5 nisma/biznese sociale do të mbështeten me nën-grante, përfshirë ato të drejtuara nga gra.
Grupi 2 – stafi i bashkisë me lidhje të drejtpërdrejtë me çështjet e projektit.
Projekti do të rrisë kapacitetet e stafit të bashkisë për të hartuar Planin e Veprimit për Turizmin. Për 10–15 persona parashikohen aktivitete/trajnime për të plotësuar mangësitë në ekspertizë.
Rezultatet e pritshme të projektit
Rezultati 1: Informacion, sinjalistikë dhe promovim turistik i përmirësuar.
Rezultati 2: Kapacitete të ngritura për profilet e turizmit, mikpritjen, zanatet, suveniret dhe sipërmarrjen.
Rezultati 3: Aftësi të përmirësuara të stafit të bashkisë në planifikimin, hartimin dhe menaxhimin e programeve dhe projekteve për zhvillimin e turizmit dhe në organizimin e ndërgjegjësimit publik.
Projekti pritet të ketë ndikim të lartë në rajon në tri drejtime:
- Përmirësimi i imazhit të Vaut të Dejës si destinacion turistik dhe rritje ekonomike, duke rritur numrin e turistëve që vizitojnë zonën me 15–20% pas vitit të dytë të zbatimit;
- Rritja e punësimit/vetëpunësimit në turizëm dhe shërbimet e mikpritjes, në aktivitetet kulturore dhe aktivitete të tjera mbështetëse, për t’i orientuar të rinjtë drejt veprimtarive ekonomike të ligjshme;
- Planifikimi dhe koordinimi i praktikave të programimit, një Plan për Zhvillimin e Turizmit dhe konceptet e turizmit me bazë komunitare bëhen pjesë e punës së bashkisë dhe kanë pronësi në rajon.

