Kalo te përmbajtja
Horizon Europe · Projekt Koordinimi dhe Mbështetjeje

EEN2EICEnterprise Europe Network to European Innovation Council

Projekti EEN2EIC është një Projekt Koordinimi dhe Mbështetjeje i financuar nga programi Horizon Europe. Ai synon të forcojë bashkëpunimin midis Enterprise Europe Network (EEN) dhe European Innovation Council (EIC) për të mbështetur SME-të inovative dhe start-up-et që angazhohen me EIC Accelerator.

Financuar nga Bashkimi Evropian
Logoja e projektit EEN2EIC
EEN2EICShërbimi 01

Vlerësimi i Gatishmërisë për Investime(Investment Readiness Assessment)

CCP Albania mbështet kompanitë inovative për të matur gatishmërinë e tyre për thithjen e investimeve.

Veçanërisht i përshtatshëm për kompanitë në nivelet e gatishmërisë teknologjikeTRL 3 – TRL 9

Si funksionon

  1. 1Plotësoni pyetësorin vetë-vlerësues online.
  2. 2Sistemi gjeneron një raport individual për kompaninë tuaj.
  3. 3Raporti paraqet në përqindje nivelin e gatishmërisë për investime.
  4. 4Raporti identifikon pikat që kërkojnë përmirësim për të tërhequr investitorë.
Plotëso pyetësorin(hapet në skedë të re)Falas · hapet irs.een2eic.eu në skedë të re
EEN2EICShërbimi 02 · EIC Accelerator

Trajnim për Kompanitë Deep-Tech dhe Shumë InovativeTrajnimi për EIC Accelerator

Kur
Fillim i shkurtit 2027
Kostoja
Falas
Për kë
20 kompani shqiptare
Niveli teknologjik
TRL 5 – TRL 8
Trajner
Ekspert i huaj me rezultate në EIC Accelerator

Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë është përzgjedhur për organizimin e Trajnimit për EIC Accelerator, që do t’u ofrohet start-up-eve, SME-ve dhe kompanive small mid-cap shqiptare me potencial për të aplikuar në thirrjet e EIC Accelerator.

Trajnimi do t’i ndihmojë kompanitë të orientohen drejt aplikimeve në programin EIC Accelerator, i cili synon teknologji dhe inovacione me nivele TRL 5 – TRL 8.

Fokus i veçantë

  • Kompani deep-tech
  • Kompani me inovacion përparimtar (breakthrough)
  • Kompani të drejtuara nga gra dhe sipërmarrëse gra

Sektorë me potencial të lartë

  • TIK
  • Prodhim dhe inxhinieri
  • Energji e rinovueshme
  • Miniera dhe lëndë të para
  • Teknologji agro-ushqimore
  • Riciklim dhe ekonomi qarkulluese

Trajnimi synon të ftojë 20 kompani shqiptare, duke kontribuar në:

  • Rritjen e pjesëmarrjes në EIC Accelerator
  • Mbështetjen e mbajtësve të Seal of Excellence për të identifikuar mundësi alternative financimi publik dhe privat
  • Përmirësimin e gatishmërisë për investime të kompanive

Trajnimi do të zhvillohet nga një ekspert i huaj që ka pasur rezultate konkrete në mbështetjen e kompanive në thirrjet e këtij programi.

Pyetje për EEN2EIC?

Na shkruani dhe ekipi ynë do t’ju përgjigjet brenda dy ditëve të punës.

info@ccp.al
Financuar nga Bashkimi Evropian

Financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të autoritetit dhënës. As Bashkimi Evropian, as autoriteti dhënës nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.