CULTURAL HERITAGE OF GENERATION 2020

Qëllimi i projektit:

Ky projekt synon të zhvillojë dijebërjen tek të rinjtë për të sjellë në kohë kostumet popullore të zonave të Korçës, Devollit, Zadrimës dhe Mirditës, tunikat e feltit sipas epokave, identifikimin, dijebërjen e elementëve të kostumit të Tropojës dhe produkte artizanale të Kukësit dhe nxjerrjen nga harresa të veglës muzikore të çiftelisë me zog të Pukës.

 

Objektivat e projektit

  1. Të rilindë pasionin tek të rinjtë e zonave urbane dhe rurale nëpërmjet nxitjes së dijebërjes për riprodhimin e veshjeve tradicionale të zonave të Korçës dhe Devollit, për të mbrojtur dhe ruajtur traditat lokale të punimeve të tyre në mënyrë tradicionale dhe duke i pasur rekuizitë për veprimtari të organizuara nga shkollat apo Bashkitë
  2. Të zhvillojë dijebërjen e elementëve dhe aksesorëve të kostumeve popullore të zonës së Tropojës, bazuar në kostumet origjinale në posedim familjar. Përshkrimi i saktë dhe riprodhimi nëpërmjet trajnimit të të rinjve dhe grave për njohjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë . Transmetimi i tyre në brezat e ardhshëm për të njohur si kanë ardhur deri më sot për tu trasmetuar të tilla edhe në të ardhmen
  3. Të evidentojë dhe dokumentojë dijebërjen e formës së punimit të Çiftelisë me zog. Historiku i gjallimit të dukurisë së trashëgimisë sonë kulturore, bashkëjetesa e veglave popullore me natyrën dhe botën e brendshme shpirtërore të shqiptarëve të zonës në shekuj. Instrumenti është në rrezik zhdukjeje dhe projekti do të shërbeje për ruajtjen e dijebërjes së “çiftelisë me zog” përmes prodhimit edhe të një dokumentari lidhur me të.
  4. Të trajnojë vajzat në zonën e Vaut të Dejës për të endur pëlhurën tradicionale dhe teknika e qepjes së veshjes popullore të Zadrimës dhe Mirditës dhe të promovojë ato.
  5. Te evidentohen, mblidhen dhe realizohen punime në zhdukje si cergjeja, e lidhur ngushte me vlerat e trashëgimisë kulturore të zonës së Kukësit. Promovimi i tyre për të nxitur interesin e banorëve të zonës në përftim të komunitetit.
  6. Të riprodhojë tunikat e feltit të sjella nga shekujt e 18, 19, 20. Të evidentojë dhe promojë teknika e realizimit në kohën e sotme duke ruajtur autenticitetin. Vendosja e elementit tradicional, prodhuar sipas teknikave të epokës, në veshjet të sotme. Promovimi i tyre përmes një videoje dokumentuese, organizimi i një ekspozite virtuale  në funksion të turizmit kulturor.
  7. Dokumentimi i punimit të jorganëve tradicionale tè prodhuara nga gratè dhe nènat tè sjella në një katalog me fotografi.

 

Projekti Mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Tags:

Post your comment